Albanian Chefs & Cooks

Gastro Alb

Gastroalb

Gastro Alb '1

Në Pallatin e Kongreseve më 9 deri 11 Mars, përfundoi me sukses, Konkursi i Parë Ndërkombëtarë për Kuzhinë, Piceri dhe Bar, i organizuar nga Shoqata e Ushqimit dhe Mirëqenies dhe Albanian Chefs & Cooks, brenda panairit HoReCa.

Juria u formua nga të ftuar ndërkombëtarë, ekspertë të çertifikuar, anëtarë të Shoqatës Botërore të Chefave të kuzhinës. Në garën për 3 kategori, patëm përfaqësues nga: Armenia, Izraeli, Palestina, Mali i Zi, Kroacia, Turqia, Italia dhe Shqipëria.

Ne gjejmë rastin të falënderojmë të gjithë sponsorat tanë, Jurinë dhe të gjithë pjesëmarrësit, për frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe kulturor që u krijua gjatë kësaj ngjarjeje dhe që po na ndihmoni në qëllimin tonë për të arritur promovimin dhe përmirësimin e këtijë sektori.

Suksesi i kësaj ngjarjeje nuk mund të realizohej pa mbështetjen dhe profesionalizmin tuaj.

Ne duam ta vazhdojmë sëbashku historinë tonë të suksesit, duke e përmirësuar çdo vit dhe më tej bashkëpunimin tonë të fortë “.

Gastro Alb '2

Gastro Alb '2

Gastro Alb ‘2 eshte Konkurs Nderkombetar i Gastronomise, organizuar per te dyten here nga Albanian Chefs & Cooks Association (tashme si pjese e World Chefs),
ne kategorite: Kuzhine, Piceri dhe Bar.

Eventi Gastro Alb ‘2 u zhvillua tek Stela Resort ne datat 25-27 Tetor 2018

Falenderime pa fund per te gjithe ata qe u bene pjese e ketije eventi, si konkurente, si staf, apo si partnere.
Suksese te tjera na presin!
Faleminderit dhe mirupafshim ne eventin e rradhes.

Gastro Alb '3

Gastro Alb '3

Albanian Chefs & Cooks Association organizoi per here te trete rradhazi, kompeticionin nderkombetare te Gastronomise, per kuzhine, piceri dhe bar. Evenimenti me I rendesishem I kulinarise shqipetare por mbi te gjitha I Albanian Chefs & Cooks, e cila tashme eshte anetare e World Chef (Organizata Boterore e Chefave te Kuzhines). Ne Gastro Alb ‘3 pati nje pjesemarrje te konsiderueshme konkurentesh, shqiptare dhe te huaj, shkolla profesionale bublike he private, te rinj dhe profesioniste, te cilet konkuruan me njeri-tjetrin, sipas kategorive perkatese. Juria gjithashtu ishte e perzgjedhur nga World Chef, dhe konkursi zbatoi rregullat e percaktuara prej tyre. Sipas vleresimit dhe akomulimit te pikeve, u ndane dhe cmimet perkatese: Certifikata, Medalje Bronxi, Argjendi, Ari dhe Kupa. E reja e ketije viti ishte vendosja e logos se World Chef ne Certifikata,banera dhe cdo document tjeter I rendesishem I eventit. Pra Gastro Alb ‘3, ishte konkurs nderkombetar I njohur nga World Chef.

Gastro Alb '4

Gastro Alb '4

Pas muajsh përgatitje, Gastro Alb ‘4, uli siparin për të katërtin vit radhazi, në datat 4-6 Mars, pranë ambienteve të ExpoCity Albania. Si gjithmonë, pjesë e HoReCa Fair, panairit më të madhe të Mikpritjes dhe Turizmit në Shqipëri.
Dhjetëra të rinj e të reja, nxënës të shkollave të kulinarisë, dhe kuzhinierë/e me vite eksperiencë, testuan aftësitë dhe kreativitetin në konkursin ndërkombëtar të Chefave dhe kuzhinierëve.
Kuzhina e nxehtë, Piceria, Latte Art dhe Cocktailet ishin kategoritë ku gjatë 3 ditëve u zhvillua gara mes konkrrentëve.
Konkurim, MasterClass-e, aktivitete kulturore etj, ishin pjesë e 3 ditëve të GastroAlb ‘4.
Duam t’ju falenderojmë të gjithëve, Konkurentë, Mentorë, Shkolla, Staf, Juri, Partnerë e Sponsora!
Në një situatë frike dhe ankthi nga pandemia që ka mbërthyer botën, së bashku, arritëm të krijonim diçka të jashtëzakonshme, duke ju dhënë mundësinë dhjetra të rinjve e të rejave, kuzhinierëve profesionistë e shkollave të kuzhinës, të përfaqësojnë veten në atë që tashmë njihet si eventi më i rëndësishëm i Gastronomisë në Shqipëri.

Shihemi vitin tjetër!

Deri atehere kujdesuni per veten!

Gastro Alb '5

Gastro Alb '5

Organizuar në tre ditë pranë ambienteve të Expocity Albania, Gastro Alb bëri bashkë profesionistë, biznese, të rinj të apasionuar, chefa në karrierë, përfaqësues të WORLDCHEFS e me dhjetra vizitorë dashamirës të kuzhinës.

Ndaj në përfundim të këtij eventi duam t’ju themi faleminderit. 

Faleminderit të gjithë të rinjtë e të rejat, nxënësit e shkollave, kuzhinierët e të ardhmes, që u përkushtuan e hodhën pasionin e tyre në ato pjata. 

Faleminderit mentorët, profesorët dhe përfaqësuesit e shkollave që shoqëruan gjatë tre ditëve e ndanë emocionet me studentët e tyre. 

Faleminderit çdo pjesmaresi të huaj nga Turqia, Italia, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia,Sllovenia,Izraeli,Palestina,Mauritius,Qipro etj, që na u bashkua në Shqipëri. 

Faleminderit çdo sponsori dhe bashkëpunëtori që besoi në punën dhe vizionin tonë. 

Faleminderit Jurisë së palodhur të cilët gjykuan drejt e në mënyrë të paanshme. 

Faleminderit stafit, Chefave që asistuan në pjesën e gatimit, vajzave të sekretarisë, stafi teknik, etj. për punën e papërtuar. 

Faleminderit Albanian Guild of Bartenders për bashkëpunimin. 

Faleminderit WORLDCHEFS që i keni besuar Albanian Chefs & Cooks Association. 

Faleminderit HoReCa Fair per bashkepunimin prej 5 vitesh!

Faleminderit Asim Prengezaj për vizionin, punën dhe pasionin. Gastro Alb nuk do të realizohej kurrë pa këmbënguljen tuaj!

Shihemi në Gastro Alb 6!

Deri atëherë, FALEMINDERIT!

Gastro Alb '6

Gastro Alb '6

Ne ambientet e Expocity Albania u organizua konkursi i 14 shkollave profesionale publike dhe private!

Konkursi u monitorua dhe u gjykua nga juria kombetare dhe nderkombetare e licencuar nga worldchefs !

Organizuan Albanian Chefs&Cooks Association ne bashkëpunim me Expocity Albania dhe Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive .

Fitues i këtij kompeticioni ishte shkolla e mesme Hoteleri-Turizëm Tirana te cilës i urojme suksese !

Ju kujtojmë qe te gjitha shkollat ishin ne nivel dhe duam ti falenderojme te gjithe studentet dhe mentoret per punen e shkëlqyer.

Faleminderit me zemer partneret se lartpërmendur si dhe sponsorat e aktivitetit .

Planover Group,Union Bank,Aqua Panna-Sanpellegrino, Teuta Company ,ICDQ Albania, Mari Shpk,Agroturizem Gjipali.

Faleminderit te gjithë juve qe e mundesuat kete aktivitet.

Shihemi ne edicionin e ardhshëm.

Me respekt Albanian Chefs&Cooks Association!

lorem Ipsum

lorem Ipsum

Lorem ipsum dolor sit amet, conetur adiping elit Lorem ipsum dolor sit amet, cons ectetur adipiscing elit Lorem ipsum dolor sit altmet, conse ctetur adipiscing elit aloma lomiur off silder tolos. Lorem ipsum dolor sitlor amet, conetur adiping elit Lorem ipsum dolor sit amet, consetur adipisg elit aloma alor tolos.

01

lorem Ipsum

Lorem ipsum dolor sit amet of, cotns ctetur all of the adip scing sed do eiusmod dunt.

02

lorem Ipsum

Lorem ipsum dolor sit amet of, cotns ctetur all of the adip scing sed do eiusmod dunt.

03

lorem Ipsum

Lorem ipsum dolor sit amet of, cotns ctetur all of the adip scing sed do eiusmod dunt.

Gastro Alb

Nese keni doni te merrni pjese ne eventet e ardhshme ose keni nevoje per me shume informacion jeni te mirepritur te na kontaktoni.