Shërbime
Albanian Chefs & Cooks Assosiation” ka krijuar një rrjet partnerësh me kontrata 5-vjeccare për të mbuluar 360 gradë të gjitha shërbimet e sektorit HORECA. Ky rrjet quhet “ACN” (Albanian Chefs Netëork), i cili ka si bashkëpunëtorë kompanitë më prestigjoze në treg të cilat përvecc anës profesionale do kenë edhe avantazhe ekonomike kundrejt kartës së anëtarësimit qoftë për anëtarët qoftë për partnerët e rrjetit.
Ne do të ofrojmë mbështetje gjatë gjithë karrierës suaj. Nga sigurimi i vendeve të punes në mentorshipin dhe trainime.
Grupi jonë trajnues mbulon të gjithë sektorët e menaxhimit: Marketing, kuzhinë, bar, piceri, pasticeri, hoteleri, shërbim salle, menaxhim etj.
Albanian Chefs & Cooks Assosiation” ka krijuar nje rrjet partneresh me kontrata 5-vjeccare per te mbuluar 360 grade te gjitha sherbimet e sektorit HORECA.
Kurset tona zhvillohen online dhe offline ku studiohen tema të avancuara profesionale nga specialist të liçencuar ndërkombëtarë nga “Worldchefs”.
Punësim i garantuar brenda dhe jashtë Network-ut të shoqatës: Falë partneriteteve që shoqata ka, ne ofrojmë thjeshtësira në punësimin e anëtarëve tanë.
Albanian Chefs & Cooks Association shërben si një bashkësi e pasionuar dhe e përkushtuar për të ngritur nivelin dhe profesionalizmin e chefave dhe kuzhinierëve shqiptarë. Anëtarësia në këtë shoqatë ofron një sërë privilegjesh dhe avantazhesh për ata të cilët dëshirojnë të zhvillojnë dhe përmirësojnë shkathtësitë e tyre në botën e gastronomisë. Përpara se të filloni rrugën tuaj si anëtar i Albanian Chefs & Cooks Association, duhet të jeni të vetëdijshëm për disa nga përfitimet kryesore që ju ofrohen. Një ndër avantazhet më thelbësore është promovimi i anëtarëve në të gjithë rrjetet e kontaktit që shoqata menaxhon. Për ata që janë të interesuar në një përvojë më të thellë dhe praktike, shoqata organizon Workshop-e me partnerët e saj në fushën e panaireve vendore. Masterclass organizohet nga shefat kombëtarë dhe ndërkombëtarë për anëtarët e shoqatës, duke ofruar një mundësi të rrallë për të mësuar nga eksperienca e kuzhinierëve të njohur në nivel ndërkombëtar. Asistencë profesionale dhe juridike janë pjesë e kujdesit të shoqatës për anëtarët e saj. Në fund, një aspekt shumë i rëndësishëm është punësimi i garantuar brenda dhe jashtë network-ut të shoqatës. Në përfundim, shoqata promovon shkëmbimin e eksperiencave dhe njohurive mes chefave shqiptarë kudo në botë.
Albanian Chefs & Cooks Association si pjesë e WORLDCHEFS i jepanëtarëve mundësinë e shkëmbimit të eksperiecave me kolegët e tyre të huaj si dhe pjesëmarrje në aktivitete e panaire të organizuara nga WORLDCHEFS. Një mundësi e madhe për të gjithë anëtarët tanë është mundësia e çertifikimit si juri ndërkombëtare nga WORLDCHEFS. Kjo mundësi i vë chefat shqiptarë në të njëjtin nivel me çdo chef nga të gjitha vendet anëtare të WORLDCHEFS.