Albanian Chefs & Cooks

Chefs Day

Chefs Day '7

Me datë 20 Tetor 2025, si çdo vit, në ditën ndërkombëtare të shefave të kuzhinës u zhvillua pranë ambienteve të Albanian Chef_Academy , Chefs Day Albania 2025.

Këtë vit të ftuar kishim fëmijët specialë nga Qëndra TISS dhe Nest After School të cilët erdhën me sloganin “Chefs! We came for your special day because We are special Children”

Në event morën pjesë shumë shefa të shoqatës dhe studentët e akademisë.

Një falenderim i veçantë vjen për mbështetësit e këtij aktiviteti “Initaly Ristogusto”, “Choco Moments”, “Addd.al”, “Damir Caterng”, “Freshpro 2001”, “Uprint Menu”, “Albanian Chef Academy” dhe të gjithë mësuesve dhe prindërve të fëmijëve.

Me këtë rast urojmë të gjithë shefat dhe kuzhinierët shqiptarë ; Gëzuar festën!

Eventet e radhës na presin!



Chefs Day '6

Chefs Day '6

Albanian Chefs & Cooks Association organizuan për të gjashtin vit, Chefs Day Albania, ditën ndërkombëtare të chefave dhe kuzhinierëve.

Një event i mbushur me çiltërsinë e fëmijëve e profesionalizmin e Chefave na dhuroi edhe këtë vit emocione dhe rriti për të gjithë ne ndërgjegjshmërinë mbi rëndësinë që ka transmetimi tek fëmijët i dashurisë për ushqimin e shëndetshëm.

Duam të falënderojmë për organizimin së pari fëmijët, të cilëve ky event u dedikohet dhe prindërit që i besojnë Albanian Chefs & Cooks Association këtë përvojë të fëmijëve të tyre.

Një falënderim shkon për të gjithë Chefat, anëtarë të pandashëm të Ekipit Kombëtar të Chefave. Kjo festë është e juaja!

Partnerët tanë besnikë, pjesë e Albanian Chefs Network, d’Amir Catering të cilën na hapën derën e shtëpisë dhe na asistuan me gjithçka; Balance by Hyrida Basha për eksperiencën që ndau me fëmijët dhe Mi-To për organizimin e Chefs Night.

Një falënderim akoma më i veçantë shkon pa ata të cilët ky event do ishte shumë vëshitrë të organizohej, sposorat të cilët kanë mbështetur eventin dhe gjithë filozofinë tonë. Faleminderit ALPOL, Acqua Panna-San Pellegrino, Nestle, Maggi, Miell Atlas, Mari Shpk, Solo Italia dhe Alehandro Group.

Shihemi në eventet e radhës!

@damir_catering @alpolfood @cookwithmaggi @hyrida.basha @sanpellegrino_official @marishpk @alehandro_wine_official @soloitalia.shpk @nestle @worldchefs @mielli_atlas @albanian_chefs_network @mito_tirana

 

Chefs Day '5

Chefs Day '5

Shoqata kombetare e Chefave dhe Kuzhinierëve Shqiptare [ Albanian Chefs&Cooks Association] përfaqësuesja zyrtare e Shqipërisë në WORLDCHEFS organizoi per te 5 tin vit radhazi Chefs Day Albania 2023.
Chefat ne festen e tyre e kane traditë qe tu mësojnë fëmijëve si të ushqehen shëndetshëm.
Kesaj radhe eventi u realizua prane ambjenteve te Albanian Chef Academy me mbeshtetjen e partnereve te shoqates,Agna Group,ADD Distribution, Mari Shpk,Sakulli Shpk ,The Crown Hotel Tirana,si dhe te Bashkise se Tiranes e cila eshte ne mbeshtetje te çdo iniciative te tille.@World Worldchefs – World Association of Chefs Societies Bashkia Tiranë Erion Veliaj MARI sh.p.k Asim Prengezaj

Chefs Day '4

Chefs Day '4

Për katër vite me radhë, Albanian Chefs & Cooks Association, përfaqësuesi zyrtar i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të kulinarisë, organizoi Chefs Day Albania, një event vjetor dedikuar Chefave dhe kuzhinierëve.

Kjo ditë festive ka synuar të promovojë karrierën e Chefave dhe kuzhinierëve, të edukojë fëmijët për rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme dhe të promovojë kuzhinën lokale. Në vitin e fundit, aktiviteti u përqendrua në fëmijë, duke përfshirë gatimin e recetave të shëndetshme në bashkëpunim me Chefat. Gjithashtu u zhvilluan aktivitete edukuese dhe argëtuese për një jetesë të shëndetshme, duke përfshirë ushtrime joge dhe njohjen me vlerat e vajit të ullirit nga ‘Subashi’ Olive Oil Shop.

Chefs Day është një traditë e organizuar çdo vit, duke mbështetur profesionin e kuzhinierit dhe edukimin për ushqimin e shëndetshëm. Shpresojmë për një takim të ngjashëm vitin e ardhshëm dhe falenderojmë sponsorat dhe partnerët, pa të cilët, organizimi i Chefs Day 2022 nuk do të ishte i mundur. Partnerët: Shoqata e Ushqimit dhe Mirëqenies, Kalaja e Tiranës, Agjencia Kombëtare e Rinisë, Jo Vetëm Modë. Sponsorë: Nestle, Acqua Panna & S. Pellegrino, Arredo Fab, Illyrian Pantheon by Subashi, Mari Shpk, Sakuli.

Chefs Day '3

Chefs Day '3

Përveç aktiviteteve të tjera emocionuese, një pjesë thelbësore e kësaj dite të veçantë në Pazarin e Ri të Tiranës u kushtua eksplorimit të kuzhinës dhe aktiviteteve kulinarë për fëmijët. Një kënd i posaçëm u organizua për të rritur pasionin e tyre për gatimin dhe për të njohur më shumë për shije të ndryshme gastronomike.

Fëmijët u ftuan të marrin pjesë në punëtoren e kuzhinës së organizuar posaçërisht për ta. Atje, ata kishin mundësinë të bënin njohuri të reja me përbërësit bazë të kuzhinës, të mesonin teknika të thjeshta gatimi dhe të shijonin rezultatin e punës së tyre me një menu të vogël të krijuar vetë. Chef-i i organizatës i udhëhoqi ata me durim dhe humor, duke i inkurajuar të eksperimentonin me shije dhe kombinime të ndryshme.

Fëmijët filluan me përgatitjen e brumës për petulla tradicionale, duke mësuar hapat e thjeshtë dhe shtjellimin e tyre. Në këtë proces, ata ndjenë kënaqësinë e punës së dorës dhe një ndjenjë të veçantë të arritjes kur petullat e para filluan të frynin në vaj. Pas kësaj, ata kishin mundësinë të zgjidhnin ndër një varietet të kësaj shijese tradicionale dhe t’i dekoronin ato sipas dëshirës së tyre.

Kjo përvojë e pasur kulinarë ishte një shtesë e shkëlqyeshme në ditën e tyre të mbushur me mësim dhe argëtim në Pazarin e Ri të Tiranës. Fëmijët u larguan me një ndjesi të mbushur me krenari dhe njohuri të reja për një art të rëndësishëm – artin e gatimit.

Chefs Day '2

Chefs Day '2

Argëtim, edukim, femijë të lumtur dhe të shëndetshëm
Një super ditë që fëmijët do ta mbajnë mend gjatë!
Falenderime dhe mirënjohje për mbështetësit e këtij eventi: #StelaResort #SparAlbania #UjiMartanesh #MariShpk #ArredoFab #Nesquik #Ambla #Rauch #Sakuli #AromaCatering #VajUlliriSubashi
Falenderime dhe mirënjohje pafund për safin e palodhur të eventit, të cilët na bëjnë të besojmë fort në atë që bëjmë: #ChefIlirFama #ChefAlessandro #ChefIlirHysaj #ChefTedi #ChefArdiani #ChefArmanti #ChefXhoni #ChefEqeremi #Kledisi #Kristi #Ibrahimi #Elvana #Aida #Adi #Sildi #Arbana #Lola #Zana #Glendi, na e keni bëre zemrën mal
Dhe gjithashtu një falenderim special shkon për të gjithë “chefat” e vegjël, për përkushtimin, seriozitetin, dhe gëzimin që i dhanë kësaj dite
Besojmë që, sëbashku, e arritëm qëllimin!
Happy Chefs Day
Me mirënjohje, Shoqata e Ushqimit dhe Mirëqenies dhe Albanian Chefs & Cooks Association

Chefs Day '1

Chefs Day '1

Dita Ndërkombëtare e Chefave të Kuzhinës, datë 20 tetor 2018, ku për herë të parë, pas anetarësimit në World Chef, u mblodh Skuadra kombëtare e Albanian Chefs & Cooks Association.
Takimi u zhvillua në ambjentet e mrekullueshme të Hilton Garden Inn Tirana,
Qellimi i konferences ishte përmbledhja e arritjetjeve të deritanishme, si dhe objektivat e Albanian Chefs & Cooks për vitin 2019.
Për realizimin e kësaj dite të paharruashme, falenderojmë përzemërsisht, Hilton Garden Inn Tirana, me në krye Mr.Volker Weber, për mbështetjen e vazhdueshme të Skuadrës Kombëtare të Chefave, si dhe të gjithë Chefat tanë, për prezencën dhe kohën e tyre të cmuar.

Gjatë ditës pati një mori aktivitetesh, pasi falë punës 5 vjecare te këtij ekipi, Shqipëria sot është anëtarë e Word Chef Organisation, përkrah vendeve me të zhvilluara të botës.
Programi vijoi në Qendrën tonë të Formimit Profesional, me aktivitetin e femijëve, ku chefat tanë, gatuan sëbashku, pjatat e preferuara të femijëve.
Në ore 16:00 aktiviteti vijoi në ambjentet e shkollës së kuzhinës “Le Monde”, ku u nderuan me Certifikata Mirënjohje, Chefat dhe kontribuesit e Kuzhinës Tradicionale Shqipëtare.
Aktivitete te tilla sapo kanë filluar, kështu që ju mirëpresim!