Karrierë
“Albanian Chefs & Cooks Association” për të gjithë kursantët e certifikuar në qendrën profesionale të saj, merr përsipër punësimin duke ndihmuar jo vetëm të rinjtë të aftësohen dhe punësohen, por dhe bizneset të gjejnë punonjës të kualifikuar. Por duke qenë burimi më i qëndrueshëm, ku profesionistë në fushën e kulinarisë drejtohen për të gjetur një vend të përshtatshëm pune si dhe referenca kryesore për bizneset për punonjës të kualifikuar në këtë fushë, ofrojmë shërbimin e ndërmjetësimit në punësim për të gjithë punëkërkuesit dhe punëdhënësit e anëtarësuar në shoqatë.