Rrjeti i partnerëve të shefave shqiptarë.
Në vitet e fundit, turizmi është bërë një nga sektorët më të rëndësishëm e në rritje në rritje të ekonomisë shqiptare dhe është konsideruar nga qeveria si një nga motorët kryesorë të rritjes kombëtare. Në këto kushte tregu dhe sektori i HoReCa, pozicionohet si një sektor me rëndësi.
Megjithë investimet dhe ndryshimet e bëra gjatë viteve, ka ende shumë probleme me të cilat sektori i Hoteleri-Turizmit në Shqipëri, përballet. Aktualisht tregu i Mikpritje-Turizmit është në sprovë dhe po kalon momente të vëshira. Tregu po përballet me rritje të çmimeve në blerje por në pamundësi të rritjes së çmimeve në shitje, gjë e cila minimizon ndjeshëm fitimet dhe jo rrallëherë ndryshon perspektivën e vazhdimësisë tek investitorët e sektorit HoReCa.
Nëpërmjat ACN- Albanian Chefs Network, Albanian Chefs & Cooks Assosiation ka krijuar nje rrjet partneresh, biznese të afirmuara në tregun shqiptar të cilët mbulojnë 360 grade te gjitha sherbimet e sektorit HORECA. Anëtarët e ACN mbështesin me logjistikë të gjitha eventet e organizuara nga Shoqata dhe jo vetëm. Krijimi i këtij rrjeti anëtarësh u vjen në ndihmë nëpërmjet lehtësive finaciar edhe logjistike të gjithe chefave dhe kuzhinierëve që janë mbajtës së kartës së anëtarësisë së Albanian Chefs & Cooks Association.
Anëtarësimi i bizneseve Horeca në ACN mundëson për ta pjesëmarrjen në të gjitha eventet dhe aktivitetet që Albanian Chefs & Cooks Assosiation do të organizojë gjatë periudhës së anëtarësisë.